Zbulohen më shumë detaje lidhur me “amnistinë e përgjithshme” të shpallur më herët nga talebanët, ku grupi militant bën thirrje që gratë të rifillojnë çdo rol zyrtar nën qeverinë e tyre të re, sipas një raporti të Associated Press.
“Emirati Islamik nuk dëshiron që gratë të jenë viktima… Ato duhet të jenë në strukturën qeveritare sipas ligjit të Sheriatit,” tha Enamullah Samangani, anëtar i komisionit kulturor të talebanëve.
“Struktura e qeverisë nuk është plotësisht e qartë, por bazuar në përvojën, duhet të ketë një udhëheqje plotësisht islamike dhe të gjitha palët duhet të bashkohen,” shtoi ai, përcjell abcnews.al.
Bisedimet duket se po vazhdojnë midis talebanëve dhe disa zyrtarëve të qeverisë afgane, përfshirë ish -presidentin, Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullahun, i cili dikur kryesonte këshillin negociator të vendit. Vendndodhja e presidentit të fundit, Ashraf Ghani, ende nuk dihet, ai u largua nga vendi ndërsa talebanët morën kontrollin në Kabul.
Një zyrtar me njohuri të drejtpërdrejta për bisedimet i tha AP se Amir Khan Muttaqi, udhëheqës i lartë taleban, kishte mbërritur në Kabul nga Katari. Ky u fundit është ish ministër i arsimit të lartë gjatë sundimit të fundit të talebanëve. Muttaqi kishte filluar të lidhte kontakte me udhëheqësit politikë afganë edhe para se Ghani të ikte. g.v/abcnews.al