Bashkimi Europian ka anuluar një grant prej 28 milionë eurosh që do të përdorej për ndërhyrje në dy kalatat e portit aktual të Durrësit.
Shkak është bërë ndryshimi i përdorimit të portit aktual dhe modifikimi i projektit, kjo pasi porti aktual i qytetit të Durrësit do të shndërrohet në port turistik, përmes një investimi pre rreth 2 miliardë dollarësh.
BE thotë se po konsultohet me përfaqësues të qeverisë për priotitetet për investimet, mesa duket për rialokimin e fondit në tjetër projekt.
“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të ËBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit.
Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.
Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.