BE arrin marrëveshjen: 750 mld euro për rimëkëmbjen nga pandemia Covid-19

0
243

Udhëheqësit e BE kanë arritur një marrëveshje për një paketë të madhe rimëkëmbje pas 4 ditë bisedimesh.

Paketa përfshin një fond prej 750 miliardë euro, e cila do të përdoren si grante dhe kredi për të kufizuar ndikimin ekonomik nga pandemia e Covid-19.

Kryetari i Samitit Charles Michel tha se kjo ishte një “moment i rëndësishëm” për Evropën.

Marrëveshja përqendrohet në një program prej 390 miliardë dollarësh për shtetet anëtare të goditura më rëndë nga pandemia.

Ajo u arrit së bashku me marrëveshjen për buxhetin e ardhshëm shtatë-vjeçar të bllokut, me vlerë rreth 1.1 bilion euro.

Samiti, i cili filloi në Bruksel të Premten në mëngjes, pati më shumë se 90 orë bisedime dhe u bë më i gjati i BE-së që nga një takim i vitit 2000 në qytetin francez të Nice, i cili zgjati pesë ditë.

Paketa tani do të përballet me më shumë negociata teknike nga vendet anëtare, dhe ka nevojë për ratifikim nga Parlamenti Evropian.

Reagimet e liderëve pas arritjes së marrëveshjes

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte një “ditë historike për Evropën”.

“Asnjëherë më parë BE nuk ka investuar në të ardhmen si kjo”, ka shkruar Kryeministri belg Sophie Wilmès, në Twitter.

“Sot kemi ndërmarrë një hap historik, të gjithë mund të jemi krenarë. Por mbeten hapa të tjerë të rëndësishëm. E para dhe më e rëndësishmja: të fitojmë mbështetjen e Parlamentit Evropian”, tha Ursula von der Leyen.

Ora news