Zyra e Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka uruar Klodian Brahon, i cili sot mori zyrtarisht detyrën si kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Në një reagim në rrjete sociale, zyra e BE-së në Tiranë, duke i uruar suksese Brahos, theksoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme ka treguar qëndrueshmëri ndaj presioneve politike teksa drejtohej nga Altin Dumani.
“Nën drejtimin e tij, SPAK shënoi hapa përpara në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe kontribuoi në forcimin e besimit të publikut te drejtësia.”, thuhet në reagim.
Më tej, zyra e unionit evropian thekson se lufta kundër krimit dhe korrupsionit si edhe respektimi I shtetit ë së drejtës janë një përgjegjësi e përbashkët, ndërsa iu bën thirrje të gjitha institucioneve që të pëmbushin përgjegjësitë e tyre.


