Gati 40 punonjës shpëtimi dhe 16 automjete do të dërgohen në Gjermani për ta ndihmuar vendin të përballet me përmbytjet e ditëve të fundit, ndërsa pompa uji me kapacitet të lartë nisen për në Francë
“Me nisjen e vitit të ri, solidariteti i BE-së nuk lëkundet. Edhe një herë, ndihma e shpejtë dhe vendimtare e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të bllokut për rajonet e prekura nga përmbytjet e Gjermanisë dhe Francës është një dëshmi e forcës së unitetit,” -deklaroi komisioneri i menaxhimit të krizave Janez Lenarcic, i cili falënderoi Austrinë, Republikën Çeke, Francën, Hungarinë.
Vendet anëtare individuale mund të kërkojnë aktivizimin e tij kur një emergjencë kapërcen aftësitë e tyre të reagimit. Në 21 vjet funksionim, vlerëson Brukseli, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është përgjigjur mbi 650 kërkesave për ndihmë brenda dhe jashtë territorit të Bashkimit Europian.
Top Channel