Bebe Rexha bëhet meme, fotoja bëhet virale në rrjet

0
332

Bebe Rexha po shijon suksesin e projektit më të fundit që solli në bashkëpunim me Doja Cat. “Baby I’m Jealous” është pritur shumë nga publiku, e cila është renditur e para në listën e “Top 10 Global Song Debuts” të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Për klipin e këngës, artistja shqiptare bëri një ndryshim drastik në look duke i bërë flokët e kuqe. Ajo shtoi dy fije bjonde tek pjesa ballore, një detaj që e bëri Beben të bëhet meme. Kanë qenë të shumtë ata që pamjen e këngëtares e kanë krahasuar me logon e kompanisë së famshme amerikane “MC Donald’s”.

Ky krahasim ka tërhequr vëmendjen e yllit të “I’m a mess”, foto të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale. Kujtojmë që Bebe po shijon romancën e re të dashurisë me Keyan Safyari. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bebe është shprehur se ndjen se ai është i duhuri për të. xh.d/abcnews