Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”.
Për shkak të situatës pandemike, ajo ende nuk ka mundur të realizojë një turne koncertesh, megjithatë këtë kohë ajo po e shfrytëzon për të punuar dhe për të qenë pranë më të dashurve të saj.
Rexha e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me fasnsat e saj në Instagram një sërë fotografish dhe videosh.
Ajo është shquar gjithmonë për format e bujshme të trupit dhe paraqitjet e guximshme në klipe dhe rrjetet sociale, në të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë linjat e saj.
© SYRI.net