Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ndodhet në Itali.
Ajo shkoi atje për promovimin e koleksionit më të ri nga “Dolce dhe Gabanna”, teksa pas përfundimit të eventit, duket se ka gjetur më në fund pak kohë për pushime me të dashurin e saj.
Rexha i ka mbajtur vazhdimisht aktiv ndjekësit për momentet e këndshme që po shijon atje, duke publikuar fotografi dhe video gjatë pushimeve që po i shijon në jahtin luksoz birgjeve të Italisë.
Duke qenë gjithnjë e çiltër me fansat e saj, 32-vjeçarja nuk heziton që të ndajë me ndjekësit edhe imazhe të linjave të saj trupore apo paraqitjeve të ekspozuara.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “The Way I Are” ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqte të pasmet e saj atraktive, teksa ndodhej në jahtë./Telegrafi