Bebe Rexha nuk kursehet për të dashurin, i bën dhuratë një Ferrari

0
391

Bebe Rexha zyrtarizoi lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun.

Një ditë më parë, artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij.

Por, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij dhe bëhet fjalë për kineastin Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles.

Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari për ditëlindje.

Dyshja u shfaq për herë të parë në publik në muajin Mars, ku u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Në vitin 2017, Bebe tha në një intervistë për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në 2015.

Ardit Murataj