David dhe Victoria udhëtuan në Miami për Vitin e Ri, me të fejuarën e Brooklyn, Nicola Peltz, në shtëpinë e familjes së saj, në vlerë 30 milionë.
David dhe Victoria shkuan fshehurazi në Miami, duke shkelur kështu rregullat e rrepta të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
E gjithë familja fluturoi me aeroplan privat në Ditën e Krishtlindjes për të shmangur thyerjen e kufizimeve të reja të udhëtimit të vendosura nga Boris Johnson.
Pas testimit negativ, çifti, duke përfshirë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, festuan Vitin e Ri me të fejuarën e djalit të tyre të madh, Nocola Peltz dhe familjen e saj.
Pas bllokimit të fundit, Beckhamët vendosën të qëndrojnë në rreze dielli, teksa fëmijët e tyre të vegjël po e ndjekin shkollën në shtëpi, nga distanca.
Familja mund të mos kthehet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të muajit tjetër.
Burime pranë Beckhamëve këmbëngulin se çifti nuk kanë bërë asgjë të keqe pasi David është në një udhëtim pune për ekipin e tij të futbollit, Inter Miami.
Natën e kaluar një mik i familjes tha: “David dhe Victoria kishin planifikuar këtë udhëtim për muaj të tërë.
“David duhej të ishte në Miami në janar në detyrë të Inter Miami sepse është fillimi i para-sezonit të MLS dhe ai po ndihmon në rekrutimin e lojtarëve të rinj.
“Ai gjithashtu nuk kishte qenë në gjendje të mbërrinte atje që nga marsi i kaluar për shkak të kufizimeve, kështu që ishte një udhëtim i rëndësishëm. Pasi kaluan mëngjesin e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre Cotwsolds , ata të gjithë bënë testet e COVID përpara se të fluturonin në mënyrë të sigurt nga një aeroport lokal përmes avionit privat në Florida”, shton burimi në fjalë.
Në SHBA, Brooklyn u ribashkua me Nicolan dhe të dy familjet kaluan kohë cilësore së bashku. /Lajmi.net/