Befason Angelina Jolie, shfaqet në një kafene në Lviv të Ukrainës

0
139

Aktorja dhe regjisorja Angelina Jolie është parë në një lokal në qytetin e Lviv, Ukrainë.

Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare të cilat kanë postuar dhe një video.

Pamjet tregojnë aktoren, 46-vjeçare, e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, duke hyrë në një lokal e veshur me rroba të zakonshme dhe një çantë shpine e cila përshëndet me buzëqeshje duke u kthyer nga objektivi i kamerës.

E njohur menjëherë nga fansat ukrainas, Jolie ndalon gjithashtu të nënshkruajë autografe.