Biznesmeni dhe politikani i njohur shqiptar i Kosovës, Behgjet Pacolli, tregon se mbrëmjen e kësaj të marte ka pritur në shtëpinë e tij në Kosovës dy ish-presidentët e Shqipërisë.
Siç shihet dhe nga fotot , ish-presidentët shqiptar Rexhep Meidani e Alfred Moisiu janë pritur në shtëpinë e Pacollit, bashkë me kryetarin e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Isha i nderuar që të mirëpres ish presidentët shqiptar Rexhep Meidani e Alfred Moisiu. Gjithashtu edhe kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci. Ish Presidentët shqiptar meritojnë respektin dhe vlerësimin tonë pēr punën që kanë bërë në të mire të mbarë kombit”, shkruan politikani Behgjet Pacolli.