Bëjini mirë llogaritë nëse lidheni me një peshore, këto janë 5 karakteritikat e zonjës së rëndë të zodiakut

0
175

Peshorja është  shenja më sociale e horoskopit. Por pavarësisht paqes dhe harmonisë që i karakterizon, duhet të dini se çfarë ju pret nëse dashuroheni me persona të kësaj shenje.

 

1 – Janë të pavendosur: Nëse i kërkoni diçka, mos u habisni nëse përgjigjen e merrni pas 1 ose dy javësh, ose edhe nëse e merrni më shpejtë, përgatituni që të ndryshojnë mendje. Peshoret nuk janë të mira për të marrë vendime, dhe kjo për shkak të analizës së detajuar që u bëjnë gjërave. Mos u varni prej tyre kur vjen puna te vendimet.

2 – I urrejnë konfliktet: Peshoret janë shumë shenjë paqësore, dhe konfiktet janë diçka që ata përpiqen me çdo kush ta shmangnin. Nëse shohin një situatë të tensionuar, Peshoret janë ata që bëjnë hapin e parë për të qetësuar situatën. Kjo madje edhe kur nuk janë pjesë e konfliktit. Me ta flisni gjuhën e paqes, pasi në të kundërt do ju tregojnë derën.

3 – Janë detajistë të tmerrshëm: Një Peshore nuk mjaftohet kurrë me pak. Ata duan të përfshihen kudo. Sigurisht në gjërat që i interesojnë. Ata duan detaje, fakte, çdo gjë për të cilën mendoni se është e parëndësishme për Peshoret është e kundërta.

4 – Janë flirtues të lindur: Peshoret janë gjithmonë duke flirtuar, madje edhe kur janë në një marrëdhënie. Mos u shqetësoni, janë besnik por flirtin nuk e shmangin dot. Janë aq të mirë në flirt, sa e bëjnë pa vetëdije. Por nuk tradhëtojnë asnjëherë pasi i dinë limitet.

5 – Janë dëgjues të shkëlqyer: Sa herë që të keni probleme, Peshorja di të jetë dëgjuesi më i mirë. Është fat i madh të keni një partner të tillë në krahë, pasi jo vetëm që do t’ju dëgjojë me vëmendje, por do dijë të mbajë edhe ritmin e gjërave tuaja. Këshillat intuitave të Peshoreve janë padyshim të vlefshme, kështu që vërjani veshin gjithmonë. /Lajmi.net/