Bëjnë operacione plastike, por nuk tregojnë! Morena Taraku? Ligjërisht Bjonde ka dy fjalë për të

0
220

Erida Baxha është blogerja e cila nuk e ka problem të flaës për kirurgjinë plastike apo shërbimet e tjera estetike. Ajo tha në programin ‘ABC e Pasdites’ se ka bërë botox apo shërbime të tjera, të cilat futen tek mirëmbajtja e fytyrës dhe kjo ka bërë që në foto apo në sytë e të tjerve të duket e bukur dhe lumtur.

“Kirurgjia plastike i bën njerëzit më të lumtur. Të shëndetshëm dhe të lumtur, është ajo çka ne kërkojmë”. – tha Ligjërisht Bjonde.

Por sipas saj, shqiptarët nuk janë të sinqertë edhe pse i preferojnë shumë operacionet estetike.

“ Ne shqipotarët i dashurojmë operacionet plastike apo estetike, kjo tregohet nga numri i lartë i personave që i drejtohen klinikave dhe spitaleve. Në realitet i dashurojmë dhe i bëjmë,  por në publik jemi të frustruar”.

Ndërsa Ermali e pyet se cilat janë personazhet e famshëm që i pëlqen në mënyrën se si e ka aplikuar kirurgjinë estetike, ajo zgjedhë Alekta Vejsiun, ndërsa Morena Tarakun për ndrëhyrje të pavend në fytyrë.

“Nuk e di nëse ka bërë ndrëhyrje kirurgjikale, por mua më pëlqen Alekta Vejsiu. Ndërsa do te kishte mundësi më të mirë Morena Taraku në fytyrë, se trupin e ka të bukur”.