Belind Këlliçi në SPAK, pyetet mbi 90 minuta për financimin e “Kuvendit të Rithemelimit” të Berishës

0
5

Deputeti demokrat Belind Këlliçi u pyet këtë të hënë në SPAK mbi një hetim pasuror që po zhvillon kjo strukturë antikorrupsion, ku ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni.

Deputeti qëndroi mbi 1 orë e 30 minuta duke dhënë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.

Burimet për News 24 sqarojnë se pyetjet lidheshin me mënyrën e financimit të Kuvendit të Rithemelimit të PD të zhvilluar më 11 dhjetor 2021, ku Këlliçi ishte një nga organizatorët.

Kjo çështje është denoncuar nga Gazment Bardhi, i cili në atë kohë ishte pjesë e partisë që drejtohej nga Lulzim Basha.

“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, deklaroi vetë Këlliçi për gazetarët pa dhënë detaje të mëtejshme.