Belind Këlliçi u thirr këtë të enjte nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në kuadër të hetimit për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit si kandidat për deputet dhe kandidat për kryetar bashkie të Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit.
Kallëzimi penal ndaj drejtuesit politik të PD në Tiranë tij është bërë nga avokati i njohur Idajet Beqiri.
Sipas avokatit, Belind Këlliçi nuk ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme në institucionin “Harry Fultz” në Tiranë, që do të thotë që nuk ka diplomë të shkollës së mesme.
Po ashtu ka pretendime se Belind Këlliçi ka falsifikuar dokumente për të regjistruar studimet universitare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bërë deklarime të rreme në formularët zyrtarë gjatë kandidimit për deputet./ abcnews.al