Bella Hadid është një modelet më të suksesshme me famë botërore. Pas ndarjes nga The Weeknd në vitin 2019, modelja ka qëndruar larg vëmendjes së mediave për sa i përket jetës personale. Së fundmi, Page Six ka zbuluar se 24-vjeçarja po shijon një romancë me Duke Nicholson, nipin e ikonës së Hollivudit Jack Nicholson.
Sipas Page Six, ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku që nga muaji i kaluar kur të dy u panë në Neë Jork. Një burim tha se Nicholson ka qenë në festën e organizuar nga Bella me rastin e 24 vjetorit të saj. Pak ditë më parë, teksa ndau disa momente nga festa, Bella shkroi:
“Oh zot, ndihem vërtet me fat … Unë zakonisht anuloj çdo lloj festimi të madh të ditëlindjes, kështu që këtë vit thjesht doja të merrja miqtë e mi të mirë në një aventurë që ishte absolutisht të pakthyeshme.”