Belsh, Cërrik
Ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i hetimeve të kryera për një rast zjarri në fshatin Shegas, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Shegas.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me pemë ulliri dhe një sipërfaqe pylli, në total rreth 40 ha.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.