Belsh / Liqenet rrezikojnë tharjen

0
407

Fenomeni I tharjes së liqenevë është duke u kthyer në një problem shqetësues për banoret e Belshit të cilët I shfrytëzojnë ata jo vetëm për bujqësi por edhe për turizëm.

Me një problem të tillë është duke u përballur Liqeni I Turbullit ,Gjoli I gjatë I Trojas si dhe Gjoli I Grekanit.

Një nga arsyet e tharjes së liqeneve lidhet me vaditjen e tokave bujqësore sidomos gjatë verës nga fermerët e këtyre zonave të cilët e përdorin ujin edhe pa kriter për të vaditur duke bërë që ulja e nivelit të tyre të jetë shumë e madhe.

Belshi njihet si qyteti  liqeneve pasi në të numërohen më shumë se 85 të tillë, të cilët ofrojnë një potencial të jashtezakonshëm për zhvillimin e turizmit ndaj për këtë arsye kërkohet ndërgjegjësim dhe më pasi ndërhyrje nga pushteti vendor.

Pergatiti :Elbasaniflash.al

Burimi :Belsh tv