Belsh/ Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe pyjore, procedohet penalisht autori i dyshuar.

0
263

DVP Elbasan

Ndezi zjarr në tokën e tij, për pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe pyjore, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 59 vjeç, banues në fshatin Trash, Peqin, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij, në fshatin Xherie, Cërrik, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pyjore.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që për asnjë arsye të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm./Elbasani flash