Ndonëse do të duhet të mbroheshin nga shteti, si Monumente të rralla të Natyrës dhe që i shërbejnë zhvillimit të turizmit, liqenet e Belshit po shkojnë drejt degradimit. Këto pamje dëshmojnë ndotjen alarmante të liqenit të Mullinjëz, i cili ndodhet vetëm disa qindra metra larg qendrës së qytetit të Belshit.
Siç shihet, liqeni është kthyer në një gropë septike, aty derdhen jo vetëm ujërat e zeza, por edhe mbetje të ngurta urbane apo dhe mbetje të ndryshme inerte. Gropë septike e cilëson ambientalisti Ahmet Mehmeti këtë situatë, ndërsa ngre alarmin për atë që po ndodh me liqenet në Belsh, ku asnjë institucion nuk merr masa për mbrojtjen e tyre
Denoncimin për masakrën mjedisore në Belsh e bëri kreu i Partisë Demokratike në këtë qytet, Dritan Cani, i cili fajëson direkt institucionet për ndotjen e krijuar në liqen.
Teksa liqenet janë duke u kthyer në gropa për depozitim mbetjesh urbane, qeveria dhe bashkia kanë investuar miliona euro të rilindjes urbane, vetëm për fasada, me pretendimin se ato do të nxisin zhvillimin e turizmit.
© SYRI.net