Kryetari i grupit Parlamentarë të PS-së Taulant Balla tha sot se “mbajtëm premtimin për furnizimin me ujë të qytetit të Belshit.
Balla ka inspektuar punimet e kantierit e pikës së shpërndarjes së ujit për qytetin e Belshit.
“Tashmë është drejt përfundimit depoja e furnizimit e cila funksionon me rrjedhje të lirë. Kjo pikë këtu do të shpërndajë ujin në 35 fshatrave të Belshit dhe do ti japi zgjidhje përfundimtare furnizimit me ujë. E kemi thënë se ky mandat i ri ndër objektivat kryesore të furnizimit me ujë 24 orë”, tha ai.
Përfaqësuesi i firmës tha se jemi në përfundimin e soletës, për 5 ditë bëhet betonimi, dhe pastaj do merrmi me pusetën e shpërndarjes së ujit në të gjithë qytetin e Blelshit.
Pika e shpërndarjes është me kapacitet 1000 m 2. Uji merret në grykën e Devollit. Nga stacioni i pompimit vjen këtu. Këtu bëhet glorifikimi dhe shpërndarja në 35 fshatra. Afati i përfundimit të punimeve do zgjas dy-tre muaj.
atsh