Belshi pa tregje, shitet në rrugë, bashkia asnjë veprim

0
264

Në kohën e pandemisë higjiena dhe distancimi social janë në krye të protokolleve për masat anti-covid, por Bashkia e Belshit nuk ka krijuar mundësitë që tregu i qytetit të këte këto masa.

Mungesa e tregut agro ushqimor i detyron tregtarët të shesin në rrugë.

“Nuk funkionon shteti. Ai e bën tregun. Ne i shesim rrugëve.”

Tregtarët thonë se kanë vite që presin për një treg të mirëfilltë, por nuk është ndërtuar kurrë, edhe pse paguajnë aksa.

“Shumë e vështirë të tregtosh në rrugë. Këtu janë dhënë shumë premtime, por asgjë nuk është mbajtur.”

Por edhe pse ka më shumë se 5 vite në krye të bashkisë së Belshit kryebashkiaku Arif Tafani duket se nuk e ka prioritet këtë gjë.

Të shqetesuar janë edhe konsumatorët të cilët detyrohen të bëjnë në keto kushte.

“Lënë rrëmujë pas, vijnë mizat në lokal, jemi të shqetësuar. Nuk kemi cfarë të bëjmë. Nuk ka tavolina, bie shiu jemi jashtë.”

Veç kushteve higjeno-sanitare si tregtarët ashtu edhe konsumatorët rrezikohen edhe nga automjet pasi vendi ku ata shesin është ngjitur me aksin rrugor.

ora news