Belshi turistik po kthehet në një pikë referimi për turistët: Vend shumë i bukur

0
235

Një tjetër destinacion i qarkut të Elbasanit, i cili duket se po kthehet në një pikë referimi sa i takon turistëve është edhe bashkia e Belshit.

Me rikualifikimin urban të pësuar gjatë viteve të fundit, i cili i ka ndryshuar krejtësisht edhe pamjen kjo duket se mbetet arsyeja kryesore që qytetarët dhe turistë të shumtë zgjedhin ta vizitojnë.

Vizitorët që janë kryesisht nga Shqipëria shprehen të mahnitur me qytetin dhe atraksionet e tij.

“Shumë bukur. Do ta rekomandoja si qytet për t’u vizituar.”

Ka edhe nga ata që e vizitojnë për herë të parë dhe duan të kthehen sërish.

“Është hera e parë që vij dhe më duket shumë fantastik. Kam shumë dëshirë të vij sërish.”

“Patjetër që do ta rekomandoja.”

Fundjava në Belsh është plot ndaj kërkohet nga turistët që të rezervojnë disa ditë para  se të mbërrijnë në qytet.

“Lokalet po mbushen plot, sidomos e shtuna dhe e diela është një fluks i jashtëzakonshëm.”

Por përveç Belshit ka dhe atraksione të tjera për t’u vizituar përveç tij.

“Pas Belshit duhet të shkojnë në Marinzë ku po ndërtohen lokale, kamping dhe fusha futbolli.”

Gjatë një sezoni Belshi vizitohet afërsisht nga 30 mijë turistë.

Belshi turistik po kthehet në një pikë referimi për