Bënë daljen e parë si si çift në tapetin e kuq, reagimi befasues i ish-bashkëshortes së Ben Affleck

0
190

Ish-bashkëshortja e Ben Affleck, Gwyneth Paltrow, i ka dhënë vulën e miratimit në paraqitjen e parë publike përkrah Jennifer Lopez në tapetin e kuq.

Dyshja bënë debutimin si çift pas shumë vitesh rikthim mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia.

Gwyneth ishte në mesin e atyre që komentoi fotografitë e çiftit të dashur duke ecur së bashku para kamerave.

Në një nga imazhet kur po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin, Paltrow tregoi mbështetjen duke shkruar, “Mirë, kjo është e lezetshme”.

Ben dhe Gwyneth filluan takimet në 1997, në një darkë të organizuar nga regjisori Harvey Weinstein.

Çifti i atëhershëm vazhdoi të luante në dy filma së bashku: “Shakespeare In Love”, i cili i dha aktores çmimin ‘Oscar’ dhe “Bounce”.

Të njëjtit ishin në lidhje për tre vjet midis 1997 dhe 2003.

Gwyneth pastaj u martua me personazhin e “Coldplay”, Chris Martin në 2003 dhe ata mirëpritën dy fëmijë, por u ndanë në 2014.

Aktorja tani është martuar me bashkë-krijuesin e “American Horror Story”, Brad Falchuk.

J.Lo nga ana tjetër u bashkua me Affleck pas ndarjes nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Ata më parë kanë qenë të fejuar nga 2002, të cilët u ndanë në 2004.

 

© SYRI.net