‘Bënë për spital’ me grushta 26-vjeçarin në qendër të Elbasanit, shpallen në kërkim autorët

0
281

Njoftimi i plotë i policisë: Elbasan

Rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushta  shtetasi M.M., 26 vjeç, banues në Elbasan,  i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan,  për ndihmë mjeksore dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna intesive për kapjen e tyre./elbasaniflash.al