Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, la ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth dy orësh qëndrimi.
Beci u paraqit këtë të premte në SPAK në kuadër të hetimeve për procedim të shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim.
Në prill të këtij viti ai u mor i pandehur ndërsa në korrik SPAK zgjati hetimet ndaj tij.
Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).
Asokohe ai drejtonte KESH dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.


