Bëni kujdes! Këto janë lulet vdekjeprurëse që duhet t’u rrini larg, disa mund t’i kemi dhe brenda shtëpisë

0
265

Kur jemi jashtë në natyrë sigurisht që ato që na tërheqin më shumë janë lulet. Mirëpo disa prej tyre janë të rrezikshme dhe madje edhe vdekjeprurëse. Pavarësisht se të rriturit mund të jenë të kujdesshëm, fëmijët janë shumë kuriozë për të zbuluar gjëra të reja ku dhe vetëm nëpërmjet prekjes ata mund të jenë të rrezikuar. Shumë bimë mund t’i kemi në shtëpinë tonë, por nuk e dimë se çfarë rreziku na kanoset. Më poshtë ju njohim me lulet që duhet të keni kujdes.

Qëndroni vigjilent!

1.Lulja Castor Bean: Zakonisht ndodhet në zona tropikale dhe ka një pamje të pazakontë. Ajo është ndoshta bima më e rrezikshme në planet. Përmban substance shumë toksike, duke ngrënë 4 ose 7 nga atom und të shkaktojë vdekjen.

Lulja Castor Bean

2.Lule Belladonna: Ndodhet në Afrikën e Veriut, Europë, në Jugun e Rusisë, Azi dhe në pjesë të Amerikës së Veriut. Mund të shkaktojë humbjen e orientimit dhe në disa raste edhe vdekjen.

Lule Belladonna

3.Lule Rhubarb: Kultivohet në Europë, Rusi dhe SHBA. Mund t’iu shkaktojë djegie në fyt dhe në sy, gurë në veshka dhe diarre.

Lule Rhubarb

 

4.Lule Euphorbia: Mund ta shohim shpesh edhe nëpër shtëpitë tona. Llojet e tyre janë të ndryshme, disa duken si bar, ndërsa disa të tjera duken si lule.

.Lule Euphorbia:

5.Lulja Hogweed: Zakonisht ndodhet në masë të madhe në USA. Mund të shkaktojnë dhimbje nën rrezet e diellit. Nëse e prekni këtë lule, lajeni dorën shpejt me sapun dhe mos dilni në diell për të paktën 2 orë.

.Lulja Hogweed:

6.Lulja Jimsonweed: Ndodhet në Amerikën Veriore dhe Qendrore, Europë dhe në Rusinë e Jugut. Është e rrezikshme sepse mund të shkaktojë delir. Në disa raste koma ose vdekje.

7.Lule aconite: Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Përdoret për qëllime decorative. Në kohët antike, përdorej edhe në si helm. Është shumë toksike. Shkakton halucinacione dhe pastaj edhe vdekjen.

Lule aconite:

8.Lule landër: Zakonisht ndodhet në zona tropikale. Përdoret shpesh si lule zbukurimi por që ka r.reziqe për shëndetin.Përmban glycoside kardiake dhe mund të shkaktojë dhimbje koke, dobësi fizike, madje edhe vdekjen. Sipas legjendave, ushtarët e Napoleonit njëherë e filluan luftën e tyre duke përdorur këtë lloj lule. Ato u futën fshehtas në kamp dhe e shpërndanë këtë bimë. Në mëngjes shumë nga ushtarët e kundërshtarit nuk u çuan të gjallë.

Lule landër:

9.Lule murrizi: Ndodhet zakonisht në hemisferën veriore dhe në Australi. Llojet më të dëmshme të kësaj bimë janë të kuqë dhe të zeza. Shkakton dhimbje koke, dobësi fizike, dhimbje të barkut dhe ndonjëherë mund të shkaktojë sëmundje kardiake.

Lule murrizi:

10.Lulet e ujit: Ndodhet në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Rritet në ambiente me ujë në këneta dhe lumenj. Kjo lule ka aromë karrote dhe është një nga bimët më toksike në tokë. Ndonjëherë është e vështirë të dallohet dhe për këtë arsye qëndroni larg luleve të ngjashme në vende me ujë. Siptomat e helmimit mund të shkaktojnë depresion kardiak. Mund të shkaktojë edhe vdekjen. Rreth 100 ose 200 gram lëng nga kjo lule mund të vrasë edhe një lopë.

Lulet e ujit

11.Lulet e verdha flutur: Disa nga këto lloj lulesh janë helmuese dhe të rrezikshme për njeriun. Përmban flluska që mund të shkaktojnë flluska në lëkurë. Nëse lulja iu prek padashje sytë mund t’iu shkaktojë verbëri të përkohshme.

Lulet e verdha flutur

(A.K.Dosja.al)