
Kishte dyshime dhe shpresë deri në fund por Karim Benzema nuk ia doli mbanë.
Pasi humbi botërorin e Rusisë në vitin 2018 për motive disiplinore, bomberi francez nuk arrin sërish të luajë një botëror edhe këtë herë pasi u dëmtua gjatë seancës stërvitore dhe detyrohet të marrë vendimin e dhimbshëm.
Franca humbet kështu armën më fë fortë duke u dobësuar ndjeshëm, llogaritur edhe mungesat e Kante apo Pogba, Nkunku e Maignan. Vendin e Pogba do ta zejë sulmuesi Anthony Martial.
