“Benzi” godet shtyllën e ndriçimit dhe përfundon në kanal duke marrë flakë, ndërron jetë i riu në Berat

0
101

Një 28-vjeçar ka humbur jetën gjatë natës në qytetin e Beratit, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e ndriçimit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat – Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje.

Makina pasi ka goditur shtyllën e ndriçimit ka rënë në kanal duke shpërthyer më pas në flakë, ndërsa shtetasi K.M, ka mbetur brenda mjetit.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacione paraprake.

Gjatë natës, në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit, në afërsi të fshatit Poshnje, shtetasi K.M., 28 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë ndriçimi dhe ka rënë në kanalin anësor duke marrë flakë. Për pasojë ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi shtetasi K.M.