Benzi humb kontrollin dhe përfundon në arë, 2 pasagjerë të lënduar

0
196

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Blinisht të Lezhës.

Një makinë tip benz ka humbur kontrollin e ka përfunduar jashtë rruge, në arë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Shërbimet e policisë kanë shkuar gjithashtu në vendin ngjarjes për të kryer veprimet proceduriale hetimore