Benzi merr flakë në ecje pranë tunelit të Elbasanit, shoferi ja del të shpëtojë

0
319

Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje, por fatmirësisht shoferi ka mundur të dalë dhe t’i shpëtojë djegieve. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tunelit të rrugës Elbasan-Tiranë, ku mjeti ishte në ecje kur mori flakë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet I.K., 23 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur pjesërisht. Si pasojë e flakëve nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga Fax News, në vendngjarje ndodhen zjarrëfikëset që po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.