Në një mbrëmje ku Atalanta pësoi 5 gola, nuk mund të kishte një notë pozitive për Berat Gjimshitin.
Megjithatë, ai është i vetmi në repartin e shpartalluar të italianëve, i cili mund të fajësohet më pak se të tjerët për humbjen e thellë me Liverpoolin.
Më pak i dobëti në mbrojtjen e Atalantës në pjesën e parë. Kërkon të paraprijë dhe shpesh arrin ta bëjë, edhe pse kundërshtari është Salah. Nota 5.5”, shkruante “TuttoAtalanta”, ndërsa shokët e tij të repartit, Toloi dhe Palomino, vlerësoheshin respektivisht me notën 5 dhe 4.
© SYRI.net