Berisha: Arrestohet në Itali djali i Bledi Çuçit për kontrabandë ilaçesh

0
116

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë publik një tjetër skandal, ku sipas tij është arrestuar në Itali, djali i Ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi, Endi Çuçi.

Duke iu referuar mediave italiane, Berisha shkruan se Endi Çuçi është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh.

Postimi i Berishës:

Arrestohet ne Itali, Endi Çuçi, djali i ministrit te Brendeshem te familjes Blendi Çuçi, si antar i mafjes qe kontrabandonte ilaçe dhe te semure! Punonte ne KLGJ! Nderhyrje te fuqishme per lirimin e tij! Mafje dhe vetem mafje! sb

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor.

Kam disa dokumenta me rendesi te cilat po jua nis. Behet fjale per nje mase sigurie te Gjykates italiane ku i perfshire eshte djali i Blendi Çuçit, Endi Çuçi ne kontrabande ilacesh dhe pacientesh shqiptare qe te merrnin karta shendeti te falsifikuara ne Itali ne kohen e Covid. Nuk e ka asnje media vetem ne. Nje miku im gazetar ma dha ne menyre konfidenciale te cilat i siguroi nga gazetare italiane. Materialet i kam.

Me poshte po ju nis dokumentin e Gjykates, ku permendet djali i Blendi Çuçit nga martesa e tij e pare me Zhaklina Peton, e dale ne pergjimet italiane.

Bashkengjitur ju nis te gjithe materialin, median tone e cila e publikoi rastin, por nuk e kane permendur emrin e djalit te Blendi Cucit dhe median italiane. Kredecialet e tij dhe punesimin ne KLGJ.

Me poshte dokumentat:

  1. Masa e sigurise se Gjykates se Milanos.
  2. Lajmet ne mediat italiane.

Pergjimet ne dosjen e Gjykates.

Abc