Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Taulant Balla se fsheh krimet e tij ndërkohë që është ministër.
“Ka kriminelë sot që fshihen bodrumeve, por më kriminel se të tjerët janë ata që fshehin krimet në zyra ministrash, i tillë është Taulant BALLA.
Kam sjellë këtu për ju një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara.
“Target” emër kod, informoi PIN-n se Tao ka thënë se do të pastrojë plotësisht komisariatin e do të largohen të gjithë ata të lidhur me…
Berisha u shpreh fillimisht se ka lënë në SPAK një letër në të cilën, sipas tij ka shkruar se i drejtohet kreut të prokurorisë se politika e Xhorxh Soros ka dështuar në SHBA dhe se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri.
“Pasi u paraqita, i lashë Altin Lalës letrën që vijon:
Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani, që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitës të monstrës Xhorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë.
Firmosur, Sali Berisha.
Kjo është kopja!”, u shpreh ai.