Kreu i PD Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim publik, për atë që quan “farsë elektorale”.
Berisha tha se një tjetër rast “treni bullgar” ka ndodhur në Elbasan. Sipas tij, gjithçka ka ndodhur si nëpër filma, me gjakftohtësi të madhe.
Fjala e Berishës
Tani, siç paralajmërova, në farsën elektorale të 11 Majit u përdorën të gjitha metodat për manipulimin e zgjedhjeve, njëra prej të cilave përdoret gjerësisht nga Putini dhe Lukashenko dhe njihet me emrin e Trenit Bullgar.
Me të drejtë dje, një gazetare pyeti këtu se ku është treni.
Unë sot kam sjellë Trenin Bullgar para jush dhe qytetarëve shqiptarë.
Ju do shihni se si kriminelë elektoralë brenda qendrës elektorale realizojnë atë mekanizëm manipulimi që quhet Tren Bullgar, që i bën zgjedhjet tërësisht të pavlefshme, që kontrollon tërësisht vullnetin e qytetarëve.
Këta janë një grup kriminal brenda qendrës së votimit, komisionerë të partisë së krimit.
Qendra e votimit është në një kafene, shikojeni…
Ja fleta e votimit…
Ja, merr vulën e vulos fletën e votimit. Si në filma, sikur ta kishin xhiruar.
Tani vjen me vulën e dytë këtu. E vulos.
Tani po fsheh krimin. E fut në banak poshtë fletën e votimit.
Me gjakftohtësi të paparë.
Është po ky… tani e nxjerr fletën e votimit, do e çojë në destinacion.
Shikojeni, ia dha tjetrit jashtë qendrës.
Edhe njëherë, aty po voton ai.