Gjykata e Posaçme do të vendosë këtë të hënë nëse dosja “Partizani”, ku akuzohet ish kryeministri Sali Berisha, do të kalojë apo jo për gjykim.
seanca do të nisë në orën 11:00.
“Është parashikuar të mbahet në orën 11:00, për kalimin për gjykim të dosjes Partizani. Gjyqtarja Fjorela Davidhi do vendosë nëse ish kryeministri Sali Berisha do vazhdojë të gjykohet. Prokuroria do t’i kërkojë gjykatës të kalojë dosjen për gjykim. Kjo është seanca e dytë. Seanca e parë nuk u zhvillua”, raportoi gazetari Vija./abcnews.al