Ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së, Sali Berisha, ka kujtuar 22 Marsin, ditën kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha ka bërë një përmbledhje të historisë së Partisë Demokratike, që nga ngritja kundër regjimit komunist, deri në ditën e sotme.
Ai ka renditur gjithashtu arritjet gjatë qeverisjes së PD-së që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO te heqja e vizave.
Berisha nënvizon se 22 marsi është një ditë frymëzimi për demokratët.