Berisha mbyll fjalimin, hidhen fishekzjarrë dhe molotovë drejt Kryeministrisë, policia bën thirrje: Ndaloni

0
2

Sapo kreu i PD Sali Berisha mbylli fjalimin para protestuesve, skenari ishte i njëjtë me fishekzjarre dhe molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.

Policia bëri thirrje vazhdimisht që protestuesit të ndalonin, ndërsa u desh ndërhyrja me autobotë uji.

Uji u hodh drejt godinës së Kryeministrisë si dhe drejt protestuesve të cilët kanë nisur të shpërndahen.Disa prej tyre, kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke hequr barrierat metalike.