Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Aleatëve u jep vende në listat e sigurta të kandiatëve

0
2

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë tortën e mandateve të sigurta  me aleatët.

4 mandate i ka fali Partisë së Lirisë, një numër ky i njëjtë me peshën që ka patur gjithmonë Ilir Meta, sa herë ka qenë aleat i  PD, si në 2009 dhe 2021.

Nga 1 mandat u është falur Agron Dukës, Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules. Ndërsa po ashtu, 1 mandat i është ofruar edhe Shpëtim Idrizit të PDIU, por ky i fundit nuk i ka kthyer ende përgjigje doktorit.

Me këto mandate të sigurta në tavolinë për të vegjlit, Berisha u ka dhënë aleatëve 1/5 e listës së mbyllur të PD, në të cilat mund të ishin kandidatë demokratë që do të testohen të shtunën me votë nga baza në primare.

Në skenarin më të mirë, PD në zgjedhjet e 11 majit mund të ketë 46 mandate nga lista e sigurt, dhe nga këto 8 i marrin automatikisht aleatë, 19 të tjera Berisha ua ka falur vetes dhe drejtuesve të tij politikë.

Nga të hapura, primaret përfunduan në të mbyllura, pasi 300 kandidatët demokratë do të luftojnë për vetëm 19 mandate të sigurta, kurse të tjerët do të mbeten në listë të hapur.

Ndërkohë që mbyll listën, Berisha kërkon të hapë koalicionin.  Një ftesë e pati për partitë e reja opozitare, mes të cilëve edhe disidentë të PD./abcnews.al