Berisha në Kamëz: Ky uragan shprese do të përmbysë diktaturën e narkoshtetit, rikthejmë PD-në te fitorja

0
150

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në këto momente ‘Foltoren’ me demokratët dhe simpatizantët e Kamzës dhe Paskuqanit. 

Berishës iu rezervua një pritje entuziaste nga mbështetësit pjesëmarrja e të cilëve ishte e jashtëzakonshme. Ne jemi në një mision të ri, në një mision të madh. Foltorja e juaj, është shndërruar në uraganin e shpresave të shqiptarëve. Kurrë ndonjëherë në 30 vite si këtë kohë nuk ka vërshuar një gëzim optimizëm dhe shpresë e madhe në ytetet fhe fshatrat e shqipërisë nga 91 e deri tani. Atëherë uragani i shpresës u përball me diktaturën dhe e përmbysi, këtë uragani i shpresës do të përballet dhëmb për dhëmb me narkoshtetin, diktaturën e narkoshtetit dhe do ta përmbysë atë. Do ta ringrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Foltorja pra është misioni i madh i dytë në 30 vitet e fundit, kurse ju, demokratë dhe demokratet e Kamzës dhe mbarë Shqipërisë jeni misionarët e saj të sigurtë në fitoren e ardhshme të PD. Ne qëndrojmë mfuqishëm prapa një kauzë e cila është kauza themelore e lirisë, është kauza e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që e kuptojnë dhe besojnë se pa plkuralizëm politik nuk ka liri, liria është shkretëtirë e vdeur.është kauza e burrave dhe gravbe që jetojnë me djersën e ballit të yre që jetojnë të lirë dhe që besojnë se Shqipërinë mund ta ngrenë në lartësinë e ëndrrave të tyre por si njerëz të lirë, me dinjitet, si shoqëri sovrane e cila lufton për liritë e individit, për familjen dhe shenjtrëinë e saj, vendin dhe interesin kombëtar, për pronën dhe të gjitha të drejtat e njeriut. Misioni juaj është rikthimi i PD në vlerat konsveratore”, u shpreh Berisha.