Berisha publikon përgjimet e Toyota Yaris: Taulant Balla dhe Astrit Vladi i kishin paratë bashkë. Do publikoj kodin e tij në SKY ECC

0
6

 Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para SPAK se Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, siç e quan ai. Berisha shtoi se kjo dosje përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë, sipas tij, këtë klan. Ai tha se denoncimi i krimit për të nuk njeh asnjë kufi.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani realiteti është se, njeri në botë që nuk sheh mungesën e plotë të inceneratorit të Tiranës dhe malin e plehrave aty, përveç këtij institucioni kriminal nuk ka. Dhe përgjegjësi kryesor i tij, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk janë marrë në pyetje asnjëherë në lidhje me këtë çështje.

Ndaj dhe meritojnë çdo damkë, çdo epitet, çdo denoncim. Ato janë në mënyrë figurative, se edhe Zaho Koka është një dëshmor i luftës, por Zaho Koka është dosja që ka ardhur këtu për Olsi Ramën dhe klanin Rama, dosje që përmban dokumente autentike, shumë të rëndësishme, që inkriminojnë kokë e këmbë këtë klan.

Këta mendojnë se do e fshehin, por e kanë të kotë se gjërat ekzistojnë gjithnjë në dy dhe tre kopje.. … Denoncimi i krimit për Sali Berishën nuk njeh asnjë kufi. Prokuroria e posaçme ka vite që i ka aty dhe i fsheh dhe mbulon krimin në mënyrën më kriminale. Jam këtu për t’i garantuar se do ndëshkohen një për një në përputhje me ligjin për fshehjen e këtyre dosjeve.

Sali Berisha

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën që u mbajt para SPAK, u ndal edhe te vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij Mario Përlleshaj, pranë derës së shkollës ku studionin.

Berisha u shpreh se 14-vjeçari ishte një engjëll që u vra jashtë derës së shkollës dhe TikTok u shpall i vetmi përgjegjës për vdekjen e të miturit. Sipas tij hetimet në lidhje me ngjarjen janë fshehur, pasi vetë shoku i të ndjerit ka deklaruar se një tjetër person e ka goditur me thikë.

Berisha: “Fshehën hetimet, shoku i tij thotë se një tjetër më erdhi dhe më futi thikën, mezi shpëtoi, këta thonë ‘jo ishte 1’.  Ishin vrasje për së dyti. Martin Cani një engjëll 14-vjeç u ther në derën e shkollës dhe i vetmi përgjegjës u bën TikTok dhe media që denoncuan me forcën më të madhe krimin e shëmtuar. Rama dhe ministrat janë më kriminelë, ndaj e meritojnë çdo protestë nga cilido. Mbështes protestën para Ministrisë së Brendshme

Protesta

TIRANA- Mbështetësit e Partisë Demokratike kanë marrë pjesë sot në një protestë të thirrur para ambienteve të SPAK ku u paraqit lideri i kësaj force politike, Sali Berisha.

Me pankarta në duar ku kërkojnë dejtësi dhe i thonë “jo” manipulimit, qytetarët u mblodhën në mbështetje të Berishës. Sikurse shihet dhe nga fotot në pankarta shfaqen dhe imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumanit.

Sali Berisha ka zbardhur sot para SPAK detaje nga dosja Toyota Yaris teksa ka thekuar emrin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Berisha tha se do të publikojë kodin e Taulant Ballës. Ai shtoi se kodin do e zbërthejë dhe do ta vazhdojë këtë betejë përpara ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

“Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, këtu para jush konferencat do të jenë, dhe unë kam shumë të tjera, por do mbarojmë me Ballën njëherë dhe pastaj do u kthehemi me radhë dhe do u faktoj se çfarë e rrezikshme për Shqipërinë dhe shqiptarët punon në këtë institucion. Iu kisha premtuar kodin e Taulant Ballës. Iu garantoj se do t’ua sjell. Unë e kuptoj se atë ditë, pas konferencës së shtypit, ai mblodhi gazetarët dhe u tha se nuk kam pasur kod, se po të kisha pasur, nuk do më bënin ministër. Po kryeministri ka pasur tre kode, ai u bë kryeministër me tre kode. Ndaj edhe kodin do ia zbërthejmë këtij personi dhe do vazhdojmë këtë betejë përpara kësaj selie të krimit.

Jam këtu për t’u bërë thirrje të gjithë atyre burrave dhe grave që punojnë këtu me ndershmëri dhe zbatojnë ligjin për t’i garantuar se ata do kenë respektin e palëkundur të qeverisë së ardhshme, por të distancohen dhe të denoncojnë me të gjitha mënyrat veprimtarinë kriminale të Altin Lalës, të ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja, të Enkelejda Fetahut. E morët vesh apo jo, që kjo Millonai, kjo i mbyllte dosjet gjykatës kriminale Fetahu. Dhe të kriminelëve të tjerë se nuk janë vetëm këta. Ndaj dhe thirrja, se këtu ka djem të ndershëm, vajza të ndershëm, në prokurori, në OPGJ, që dallojnë si nata me ditën me këta që përmenda.

Me Alfred Shehun, me këtë mashtrues ordiner, këtë kriminel publik, që shpërlan Edi Ramën. Ky është Alfred Greca, ky është vëlla siamez me trafikantin Mehmet Greca, që kishte makinën plot euro dhe karta identiteti, dhe u deklaroi shqiptarëve se në makinën e sivëllaut të tij, Mehmet Greca nuk ndodhej asnjë material elektoral. Tani unë do u përgjigjem gazetarëve. U ftoj ta vazhdojmë këtë betejë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Këta të ardhme nuk kanë.