Ish kryeministri Sali Berisha ishte paraditen e sotme në qendrën e votimit për të votuar për referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës ku paralajmëroi protestën e parë që do të jetë të hënën në orën 16:00.
Berisha tha se demokratët do të mblidhen në selinë e PD-së nga ku do të nisë dhe protesta kundër asaj që e quan narko – shtet dhe kundër vizitës së Vuçiç.
“Lulzim Brava në orën 17:00 merr verdiktit që meriton. Edi Rama jo të ndërrojë xhaketën siç bëri mbrëmë, por dhe lakuriq të dalë siç ka dalënë plazhe nuk do të mund të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni fitimtar” tha Berisha.
A jeni mjaftueshëm i fuqishëm të bëni betejë në tre fronte kundër SHBA, kundër Ramës e kundër Bashës?
Kjo nuk është një betejë kundër asnjë vendi të lirë dhe aq më tepër kundër SHBA. Është një betejë për lirinë dhe votën e lirë në Shqipëri.
“Betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava që deklaron se SHBA pranuan që për shkak të Sali Berishës plaçkitjen e votës nga Edi Rama. Kjo është betejë kundër vlerave që ndajmë me vendet e tjera. Ndërsa betejën time personale e kam në gjykatën e Parisit.