Berisha shkoi si i paftuar në mbledhjen e grupit, Boçi zbulon çfarë ndodhi në PD

0
128

Deputeti demorkat Luçiano Boçi ka zbuluar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, se çfarë ndodhi paraditen e së enjtes në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, ku i pranishëm ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte ftuar nga Enkelejd Alibeaj.

Boçi tha se brenda grupit pati diskutime në formë debati, por çdo gjë ishte brenda kornizës.

Xhokaxhi: Çfarë ndodhi në mbledhjen e sotme?

Boçi: Biseda në formë debati ishte brenda kornizës politike dhe korrektesës së retorikës së përdorur. Themi që u krye një ritual i domosdoshëm i përcaktimit të pozicionimeve dhe të një opinioni që ekziston.

/T.H/Abcnews.al/