Berisha viziton Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës, deputeti i PD: Më shtynë në kraharor dhe mbeta pa frymë

0
2

Sali Berisha ka vizituar Agron Gjekmarkajn në Spitalin e Traumës.

Nënkryetari i Parlamentit u rrëzua pa ndjenja gjatë mosbindjes civile të opozitës këtë të hënë, me liderin e PD-së që akuzon policinë se e ka shtyrë.

Pas kësaj, ai zgjodhi që ta vizitonte në Spitalin e Traumës, aty ku dhe Gjekmarkaj u dërgua me urgjencë.

Deputeti i PD: Më shtynë në kraharor dhe mbeta pa frymë.

Pjesë nga biseda Berisha-Gjekmarkaj:

Gjekmarkaj: E mbaj mend kur u rrëzova. E mbaj mend shumë mirë.

Berisha: A mund t’i identifikojmë emrat?

Gjekmarkaj: Edhe iu drejtova që jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në universitete. Më përbuzën, më shtynë sikur të isha leckë. Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë.

 

Top Channel