Berishën e zhveshi ortaku jo SPAKU!

0
160

Nga Erion Murataj

Ajo që ndodhi sot nuk është moment historik, përkundrazi shënjon mbylljen e një kapitulli të turpshëm të historisë gjoja plurale të Shqipërisë. Shumë thonë se anti-kushtetushmëria , Rama e SPAK zhveshën Berishën.

Kjo në fakt është një gënjeshtër e madhe! Jo vetëm një gënjeshtër por dhe një karamele e helmatisur për këdo që kërkon alternativë. Sali Berisha u zhvesh sot nga ortaku i Prillit 2008 dhe trashëgimtari tradhtar të cilët bashkërisht gjoja për hir të miqësisë shqiptaro – amerikane e përjashtuan nga orgjia politike bashkë me damën e tij Ilir Meta.

Nuk ka dyshim që ky është një zhvillim sa pozitiv aq dhe dramatik.

Pozitiv sepse dy të paburra politik largohen. Dramatik sepse dy të tjerë ngelen dhe vijojnë po njëlloj. Ata që e “hanë” janë shqiptarët në çdo rast, pasi parimi “në ato maja rripa-rripa” është ç’bërë prej kohësh.

Në çdo rast sot ka vend si për ata që qajnë e për ata që qeshin. Problemi janë masa të cilët janë të mpirë nga skena amorale dhe horizonti i zymtë.

Loja u shit, ankandi mbaroi!