Berishës nuk i ngjit më…

0
156

Në disa komisariate të vendit është organizuar një protestë e thirru nga “Rithemelimi” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku brenda komisariati të Kavajës vdiq i riu Ilvi Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së heshtur në Tiranë, ku edhe tentoi të ndizte një qiri në shkallët e kryeministrisë. Por pavarësisht se Berisha është munduar gjatë për të ngjitur qiriun në shkallë, nuk ia ka arritur. Në fund Berisha u dorëzua dhe qiriu u rrëzua në tokë. Në këtë moment ka qenë Flamur Noka i cili e ka marrë këtë qiri për ta ngjitur në shkallë. Por si për ironi të fatit qiriu u fik. Pas disa tentativash Flamur Noka arriti të vendoste në këmbë qiriun e Berishës.

Gjatë fjalës së tij Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë se funksionon si organizatë kriminale dhe tha se rasti i Ilvi Metës dëshmon fytyrën e vërtetë të saj.

 “Çdo qytetar ka të garantuar jetën në çdo vend të lirë. Në Shqipëri është tragjike sepse ka të rinj që shkojnë në qeli të shoqëruar me shëndet të plotë dhe dalin prej tyre me arkivol. Rasti i Ilvi Metës në Kavajë është rast tragjik dhe dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit shqiptar. Asnjë nga përgjegjësit kryesor të narkoshtetit nuk ka shqipëruar një fjalë të vetme për këtë dramë të një të riu që nuk meritonte të humbiste jetën në institucione shtetërore. Por ky është morali i kësaj bande në pushtet që rezulton në të gjitha institucionet.”, tha Berisha./abcnews.al/