Para disa ditësh u zbulua se Bes Kallaku do të rikthehej sërish në ekran me një spektakël humori të ngjashëm me “Portokalli”. Këtë lajm e konfirmoi vetë regjisori i këtij projekti Altin Basha. Ky i fundit zbuloi se Besi nuk do të jetë vetëm në rolin e aktorit, por edhe të moderatorit përkrah Jona Spahiut.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jona Spahiu tha se me Besin ka raporte shumë të mira, duke qenë se njihen edhe prej kohësh me njëri-tjetrin.
“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh Jona.
Ndërkohë që nuk kishte ende asnjë informacion për këtë projekt, së fundmi është publikuar promoja e tij. Spektakli më i ri humorit quhet “Kosherja” dhe do të nisë në ekranin e “Abc News” në muajin mars. Në promo shihet Bes Kallaku në të gjitha rolet e tij më të njohura, që do të thotë se edhe në këtë spektakël humori nuk do të mungojë “Skifteri”, “Mbështetësi i PD-së” e shumë personazhe të tjerë që kanë marrë jetë nga aktori.
Pas publikimit të promos e para që nxitoi ta mbështeste Besin për këtë projekt të ri ishte sigurisht Xhensila Myrtezaj. Ajo ka publikuar videon dhe përkrah ka shkruar: “Mirë se u riktheve boss”.
Bes Kallaku ka rrëfyer më herët se ai u shkëput për një kohë të gjatë nga ekrani, për shkak se dëshironte të fokusohej më shumë tek familja, sidomos tek më e vogla, Ajka.
Kur lindi Ajka ndenja 7 ditë me vajzën dhe pastaj vazhdova me koncerte deri në fund të gushtit. Erdhi shtatori filluan koncerte ne Itali, më pas Be Caffee, pastaj Telebingo, deri ne fund te majit. Pastaj fillova filmin, në shtator shkova në Itali dhe bëra xhirimet, pastaj filloi postproduksioni dhe në 20 ishte premiera. Në 26 ra tërmet pastaj m’u desh të merresha me Bubqin, që ta sillnim në vëmendje dhe bëra gjithça që ta sillja në vëmendje për të çuar ndihma. Pastaj filluan koncertet. Në mars ra pandemia u ktheva në shtëpi dhe pashë që vajza ime po bënte 2 vjeçe. Ne kemi një mani shumë të madhe dhe duam t’i kushtojmë shumë vëmendje punës dhe lekut. Vajza ime po bënte dy vjeçe dhe i thashë vetes njeriu mund të rendë pas gjithçkaje, por nuk mund të blejë kurrë kohën e humbur. Prandaj kam vendosur që për një kohë t’i kushtohem familjes dhe të kënaqem me Ajkën. Dhe sot shtyllat kryesore janë familja dhe besimi në Zot. Ne sot jemi të fiksuar pas rrjeteve sociale dhe të tregojmë një jetë që nuk e kemi”, u shpreh Besi në një intervistë për “Roped with Olsi” në muajin dhjetor.
icon.style