Gjashtë biznese ku luhej muzikë jashtë orarit të lejuar janë identifikuar gjatë fundjavës, ndërkohë që janë vënë nën hetim pronarët ose administratorët e tyre.
Me muzikë të lartë dhe jashtë orarit, janë konstatuar tre subjekte në Dhërmi. Shtatë persona janë vënë nën hetim.
Një tjetër lokal ku muzika vazhdonte jashtë orarit të lejuar u identifikua në Durrës, ndërkohë që nisi procedimi penal për pronarin
Po ashtu, policia ka ndaluar muzikën në një biznes të kryeqytetit dhe ka nisur hetimi ndaj menaxherit të lokalit.
Pronari i një lokali në biznes është përpjekur që të ndalojë policiët që të fikin muzikën, por pa rezultat. Edhe ndaj 40-vjeçarit ka nisur hetimi.
Policia ka sekuestruar të gjitha pajisjet që përdoreshin për të krijuar apo dëgjuar muzikë në lokale dhe biznese.
Sipas ligjit, muzika lejohet deri në orën 00:00, në përputhje me hartën e krijuar nga bashkitë që kanë detyrimin të përcaktojnë hartën e zhurmave, ose hartëzimin e territorit për të përcaktuar qartë zonat e banuara
Në muaj maj, u miratua një ligj që detyron bashkitë dhe komunat të përcaktojnë hartën me vendet e banuara, zonat e qeta dhe ato me zhurma. Këto të fundit duhet të jenë larg banesave apo hoteleve familjare.
Top Channel