Këngëtarja e famshme, Beyonce, së fundmi është akuzuar përmes disa konspiracioneve, se ajo nuk i takon personave me ngjyrë.
Kjo vjen nga një deklaratë e kandidatit për president në Shtetet të Bashkuara të Amerikës, i cili e ka thënë se këngëtarja e ka prejardhjen nga Italia, shkruan Mirror.
Sipas tij, emri i vërtetë i Beyonce është Ann, ndërsa ajo deri më tani ka fshehur identitetin e saj.
KW Miller, pretendime të tilla ka bërë përmes rrjetit social Instagram, ndërsa ka rrëfyer për prejardhjen e krijueses së hitit “Halo”.
“Beyonce nuk është afriko-amerikane. Ky është një falsifikim.
Emri saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane”.
“Ky është një plan i agjendës së fushatës “Black Lives Matter.
Beyonce ke filluar të vërehesh”, kishte shkruar ai.
Një gjë të tillë nuk e kanë pritur mirë fansat e këngëtares, të cilët filluan ta përbuznin statusin e tij.
REAL NEWS